Çifti i njohur dhe i dashur për publikun, këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Kledi Hysa, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vet këngëtarja e hitit “Dhe jemi të dy”, përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale.
Evi ndau me ndjekësit e saj një moment emocionues, duke publikuar një fotografi të dorës së vogëlushit të porsalindur.
“Mëngjesi i shtatorit na gjeti kështu, me një mrekulli të vogël 13/9/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa. Dankeschön LKH – Bregenz, Austria”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke falënderuar gjithashtu spitalin ku u zhvillua lindja.
Historia e dashurisë mes Evi Reçit dhe Kledi Hysës ka nisur pas daljes së Kledit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, dhe që atëherë janë në lidhje.