Në një ceremoni elegante në mjediset e Pallatit të Brigadave (Ish- Pallati Mbretëror ndërtuar nga Mbreti Zog) në Tiranë, Fabio Gjonaj dhe Kënga Haziri kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Familjarë, shumë miq dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, u mblodhën në këtë gëzim të përbashkët të familjeve Gjonaj dhe Haziri. Anëtarë ndër vite të Qeverive të këtyre vendeve, Parlamenteve, qeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera, ishin të pranishëm në ceremoni.
Në Kopështin e Dafinave, Kënga dhe Fabio kanë thënë “Po” për të përjetësuar lidhjen e tyre të gjatë, që tashmë prej kohësh e kanë sjellë bashkë Shqipërinë dhe Kosovën.
Një natë super emicionuese për dy të rinjtë që nuk kanë vetëm sukses e fat në dashuri, por që edhe bashkëdrejtojnë prej vitesh një prej kompanive të suksesshme të Gjonaj Group Holdings.
Me një surprizë të bukur, nëna e Këngës, Znj. Mirvete Bajrami Haziri u dedikoi një këngë të krijuar dhe kënduar prej saj, Këngës dhe Fabios.
Të ftuarit u mirëpritën nga etërit e çiftit, Z. Besnik Gjonaj dhe Z. Lutfi Haziri të cilët u uruan mirëseardhjen dhe dhe shprehën kënaqësinë dhe nderimin për praninë e tyre.
Kënga dhe Fabio falënderuan nga zemra të gjithë të ftuarit që u bashkuan sonte duke i shtuar gëzim, gëzimit të tyre.
S’ngelet tjetër veçse t’i urojmë çiftit Kënga dhe Fabio jetë të gjatë të lumtur me shumë trashëgimtarë. Dhe pse jo, modeli i bukur i ndërtimit të familjes nga ata, duhet theksuar se është një shembull për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Urojmë ta keni jetën dritë Kënga dhe Fabio!