Vdes vëllai i Michael Jackson

Mediale Vip

Vdes vëllai i Michael Jackson

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 10:30
Tito Jackson

Tito Jackson, emri i plotë i të cilit është Toriano Adaryll Jackson, ka ndërruar jetë.

Muzikanti, i cili ishte pjesë e The Jackson 5, vdiq të dielën, konfirmoi ish-menaxheri i familjes, Steve Manning.

Tito ishte fëmija i tretë i lindur në familjen Jackson.

Sipas ET, Steve beson se Tito vdiq pasi pësoi një atak në zemër ndërsa udhëtonte nga Neë Mexico në Oklahoma. Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është zbuluar për momentin.

Ndërsa Tito ishte më i njohur për pjesëmarrjen në The Jackson 5, ai filloi një karrierë solo si muzikant në vitin 2003. Ai publikoi dy albume gjatë dhjetë viteve të fundit, Tito Time në 2016 dhe Under Your Spell në 2021.

Tito ka lënë pas tre fëmijë, Taj, Taryll dhe TJ dhe nëntë nipër e mbesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat