Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alba Pollozhani, ka komentuar temën e ngacmimeve seksuale, ku disa rrëfyen historitë e tyre personale apo të tjerë që tregun histori të të afërmve.
Teksa po flitej për ngacmimet seksuale në përgjithësi, Alba e revoltuar përmendi rastet e ngacmimeve nga politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm.
“Ju po flisni që të denonconi disa raste të ngacmimeve seksuale që ndodhin nëpër fshatrat e Tiranës, nëpër fshatrat e Shqipërisë. Po ngacmimet që të bëjnë politikanët, biznesmenët e fuqishëm, ata si do i denoncosh?
Ngacmimi i cilit politikan del? E atij që duan t’a heqin nga lista, fare nga pushteti. Nuk dalin denoncimet e politikanëve që duan ti mbajnë akoma në pushtet”, tha Alba.
E pyetur nga Bledi Mane nëse është ngacmuar nga ndonjë politikan dhe biznesmen, Pollozhani u përgjigj:
“Unë personalisht nuk kam eksperiencë, por i kam dëgjuar shoqet dhe kushërirat e mia”.
Alba tregoi se ka pasur ngacmime, por jo nga rasti që ajo vetë përmendi.