Meghan Markle bën hapin për të rregulluar raportet me Kate Middleton

Mediale Vip

Meghan Markle bën hapin për të rregulluar raportet me Kate Middleton

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:32
Meghan Markle dhe Kate Middleton

Meghan Markle thuhet ta ketë bërë tashmë hapin e parë për të rregulluar raportet me Kate Middleton.

Dukesha e Sussex dhe Princesha e Uellsit kanë pasur një raport të vështirë viteve të fundit, mes konflikteve të shumta të raportuara, detaje të cilat janë bërë të ditura nga Harry dhe Meghan.

Raportimet sugjeruan se Meghan Markle e kishte bërë Princeshën e Uellsit të qante, vetëm katër ditë para dasmës.

Sidoqoftë, kjo u demantua nga intervista e famshme me Oprah Winfreyn, ku Meghan pohoi se ishte në fakt e kundërta.

Ish-aktorja e pranoi se ishte lënduar nga veprimet e Kate-it. Harry e shpjegoi në librin Spare këtë situatë, sipas së cilës tha se e kishte gjetur Meghan duke qarë në dysheme pas një argumenti me Kate-in për fustanat e përcjellëseve të nuses.

Kate raportohet t’i ketë thënë Meghanit se ekzistonte një problem me fustanin e vajzës së saj, Princeshës Charlotte. Më pas ajo pretendoi se të gjitha fustanet e përcjellësve të nuses duhet të ripunoheshin.

Por, siç duket Meghan po shikon të rregullojë raportet me kunatën e tij, ku thuhej se ajo tashmë ka kontaktuar Kate-in dhe Mbretin Charles III.

“Meghan ka kontaktuar Kate-im dhe Charles-in”, tha një burim për US Weekly. “Pra, po bëhen lëvizje për pajtim”.

Një burim i dytë shtoi: “Meghan e mbështet Harry-n në gjithë këtë dhe ajo i uron familjes mbretërore – përfshirë Kate-in – më të mirën”.

Burimi pretendon se Princesha Kate është “e hapur” për pajtim dhe ajo “është e gatshme të ecë përpara”, por “nuk do të ndërhyjë” në marrëdhëniet e burrit të saj Princit William me vëllain e tij më të vogël.

Kontakti vjen pas lajmeve që Princesha Kate ka përfunduar kimioterapinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat