Blerta Deliu, një nga figurat politike më të njohura dhe të hapura në skenën shqiptare, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për aktivitetet e saj politike, por edhe për stilin e saj të jetesës.
E njohur për qasjen e saj të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, Blerta ka ndërtuar një reputacion të fortë si një nga politikanet më të guximshme dhe të angazhuara në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Blerta e shoqëroi një mesazh urimi për më të dashurën e saj, duke na prezantuar kështu me nënën e saj, e cila, ashtu si vajza e saj, është një zonjë e pashme dhe moderne.

Nëna e Blertës, me stilin e saj të rafinuar dhe prezencën e saj të fortë, tregon se bukuria dhe eleganca kalojnë nëpër breza.