Vetëm tetë ditë pas lindjes, Cardi B i është rikthyer në palestër – fansat e kritikojnë për vendimin

Mediale Vip

Vetëm tetë ditë pas lindjes, Cardi B i është rikthyer në palestër – fansat e kritikojnë për vendimin

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:06
Cardi B

Reperja Cardi B i është përgjigjur kritikave të fansave të saj teksa i është rikthyer rutinës së fitnesit vetëm tetë ditë pas lindjes.

“Ky është fëmija im i tretë dhe periudha pas lindjes është pak më ndryshe nga dy të parat e mia… Asnjë ngritje peshash, asnjë tendosje muskulore, squats asgjë nga këto… vetëm kardio”, iu përgjigj reperja 31-vjeçare një postim në X (ish-Twitter).

“Ndonjëherë për të shmangur depresionin pas lindjes duhet ta mbani mendjen të zënë, dhe për mua është punë dhe aktivitet”, shtoi ajo.

Ajo iu referua edhe komenteve të mëparshme në të cilat i thanë se kishte shtuar shumë peshë gjatë shtatzënisë.

“E di çfarë është qesharake?? Ju më tallët kur kam shtuar shtatë kilogramë se isha shtatzënë në muajin e pestë dhe tani bëni sikur jeni të shqetësuar dhe dëshironi të flisni për presionin”, ka shkruar reperja duke iu referuar presionit që kanë femrat, kur ekspozohen shpesh pas lindjes dhe çfarë më tepër duan të kthehen në formë.

“Nuk e di se për çfarë bëhet fjalë këtë herë, por kam këtë vrull energjie ku dua të bëj GJITHÇKA… Është sikur dua t’i përmbush të gjitha qëllimet e mia në një ditë”, përfundoi interpretuesja e hitit “Bodak Yellow”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat