"Si jevgjit", Alma Çupi kërkon ndjesë publike pas deklaratës fyese

Mediale Vip

"Si jevgjit", Alma Çupi kërkon ndjesë publike pas deklaratës fyese

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 22:46
Alma Çupi

Gjatë një episodi të javës së shkuar të emisioni "Opinion", gazetarja Alma Çupi shkaktoi polemika me një deklaratë fyese ndaj komunitetit rom dhe egjiptian, duke krahasuar plazhet e jugut të Shqipërisë me kushtet e tyre të jetesës. Gjatë diskutimit për turizmin në jug të vendit, ajo u shpreh: "Ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje (larg)... si jevgjit".

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe kritikave, Çupi kërkoi ndjesë publike, duke deklaruar: "Kërkoj ndjesë publike ku distancohem nga përdorimi i një fjale, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian."

Ajo gjithashtu shtoi se nuk kishte qëllim të fyente apo diskriminonte këto grupe, duke theksuar se gjatë karrierës së saj si gazetare ka promovuar vlerat e tyre në turizëm.

“Nuk ka qenë qëllim fyerja dhe as diskriminimi. Unë si gazetare kam promovuar çdo komunitet për vlerat që kanë sjellë në turizëm dhe sidomos komunitetin rom dhe egjiptian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat