Kurorëzimi i Idil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024 ka bërë bujë në Turqi, kjo pasi shumë mendojnë që nuk ka asnjë lidhje me standardet mbizotëruese të bukurisë. Kurorëzimi i 24-vjeçares ndezi debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale për standardet e bukurisë, seksizmin dhe thelbin e vërtetë të bukurisë. Ndërkaq, shumë personazhe publike janë mbledhur në mbrojtje të 24-vjeçares duke theksuar rëndësinë e bukurisë së brendshme, inteligjencës dhe individualitetit.
Bilgen është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Ajo është ndër të tjera vajza e ambasadorit së Turqisë në Ukrainë. Menjëherë pas kurorëzimit të saj shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin. Disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve ’70, në të cilat burrat maskohen si gra.
Megjithatë, nuk ishin të paktë ata që dolën publikisht dhe e mbështetën 24-vjeçaren. Këngëtarja e njohur turke Aleyna Tilki ishte ndër të parat që shprehu mbështetjen e saj.
Miss Turqia 2016 Ecem Uzgör, e cila ishte përballur me kritika të ngjashme, shprehu gjithashtu solidaritetin e saj me Bilgen 24-vjeçare.