U vetëftua në emision? Kostana Morava debaton me moderatorët: Mos bëni zhurmë sa jam zgjuar…

Mediale Vip

U vetëftua në emision? Kostana Morava debaton me moderatorët: Mos bëni zhurmë sa jam zgjuar…

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 14:51
Kostana Morava

Së fundmi Kostana Morava ka dhënë një intervistë lidhur me akuzat që i bëri Erjona Rusit, ku jo vetëm shkaktoi tension në studio por debatoi dhe me moderatorët.

E vetëftuar sipas moderatores në “Wake Up”, ajo pyeti drejtuesit se përsë nuk e ftuan në emision kur ftuan Erjona Rusin.

“Kisha frikë se mos rriheshit,”-iu përgjigj Bledi Salaj.

Kostana dukej se ishte e agravuar me faktin se emisionin e kaluar moderatorët dhe Erjona Rusi kishin folur rreth situatës në fjalë pa prezencën e saj.

Mirëpo këtu filloi debati i ashpër mes Kostanës dhe dy moderatorëve, Neada Muçajt dhe Enxhi Nasufit, ku vajzat nuk ja përtuan me fjalë njëra-tjetrës.

“Pusho, të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më! Për ty kam ardhur, gocat s’i njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje, jo sot”, -u shpreh Kostana gjatë kohës që Enxhi po i thonte se ishte ajo moderatorja e programit.

“Blendi, a ka mundësi apo të çohem të iki. Se s’kam ardhur të them çfarë do Enxhi të them, por kam ardhur të them çfarë dua të them e do iki”, -u shpreh Kostana.

Më tej, ajo vazhdoi duke akuzuar Erjonën dhe duke mohuar ta ketë quajtur “prostitutë mediatike”.

“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju, por Erjona Rusi është fenomen tashmë dhe çdo lloj abuzimi dhe tjetërsimi që do bëhet do e quaj Erjona Rusi këtej e tutje. Jo nuk e kam quajtur prostitutë, është gënjeshtër. Hape lexoje! Kush tha që e kam shkruajtur për Erjonën? Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomeni, nuk është Erjona Rusi”, u shpreh ajo.

Në fund, Kostana shtoi se luftën nuk e ka me Erjonën, por me gazetarët dhe me abuzimin që gazetarët i bëjnë pozicionit të tyre. Ndërsa Kostana vazhdonte të fliste, drejtuesit e mbyllën emisonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat