Sara ‘surprizon’ fansat e Bardhit, zbulon një detaj nga përditshmëria e këngëtarit

Mediale Vip

Sara ‘surprizon’ fansat e Bardhit, zbulon një detaj nga përditshmëria e këngëtarit

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 09:18
Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi

Ish konkurentja e Big Brother Vip Albania e edicionit të 3 Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardh Idrizi prej disa kohësh po jetojnë së bashku. Çifti i cili pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndajnë shpesh herë postime në rrjetet sociale nga përditshmëria e tyre.

Përmes një “Insta-story” Sara ka ndarë me publikun faktin se partneri i saj ka shtuar në peshë dhe ka marrë 9 kile.

”9kg+ pas ndaljes nga BB. Jo me tosta”- shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet Bardhi duke ngrënë një tost.

Image
Bardh Idrizi

Kujtojmë se Sara ka treguar më parë se i ka vënë vetes synim që Bardhi të ushqehej mirë e të merrte disa kile, gjë që po e arrin më së miri.

Ajo ka treguar se ka aftësi shumë të mira në kuzhinë, pasi hera herës ndan receta gatimi me ndjekësit në Instagram dhe TikTok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat