U largua nga bota filmike 10 vjet më parë, Eva Mendes tregon nëse do t’i rikthehet aktrimit

Mediale Vip

U largua nga bota filmike 10 vjet më parë, Eva Mendes tregon nëse do t’i rikthehet aktrimit

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:53
Eva Mendes

Eva Mendes ndau disa përditësime për të ardhmen e saj në Hollivud.

Pasi u largua nga aktrimi 10 vjet më parë për t’u fokusuar në rritjen e dy fëmijëve të saj dhe Ryan Gosling, ylli 50-vjeçar dha në një intervistë në “Good Morning America” dhe u pyet se kur do ta mendonte si opsion për t’u rikthyer në ekranin e madh.

“Nuk e di. Nëse ka role interesante”, deklaroi ajo derisa promovoi librin e saj për fëmijë “Desi, Mami, and the Never-Ending Worries”.

Unë u largova diku 10 vjet më parë, e ndjeva sikur e arrita. Unë kam punuar me Ryan Gosling që është më i miri. Dhe ishte kulmi i karrierës time të punoja me të dhe atë që krijuam së bashku. Por, si dihet”, potencoi ajo mes tjerash.

Mendes është e njohur për rolet në filmat sikurse “Training Day”, “Fast and Furious”,  “We Own the Night”, “Ghost Rider” dhe në filma të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat