Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Mediale Vip

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:30
Katy Perry

Albumi i shtatë i shumëpritur i Katy Perry “143” nuk pati një fillim të mirë me kritikët muzikorë, pasi u publikua në platformat e transmetimit.

“143” – që i referohet shprehjes ‘Të dua’, por është gjithashtu ajo që Perry e konsideron si ‘numrin e saj engjëll’ simbolik – është albumi i saj i parë në katër vjet, pas “Smile” në 2020.

Pjesa më e madhe e kritikave edhe para publikimit të albumit ishin për shkak të vendimit të Perry-t për të punuar me producentin e saj të vjetër të muzikës Dr. Luke, i cili zgjidhi padinë e tij të gjatë për ngacmim seksual me Kesha-n vitin e kaluar – të cilin ai e mohoi me forcë, shkruan DailyMail.

Por edhe me krijuesin e hiteve në bord – ai prodhon 10 nga 11 këngët – reagimi deri më tani ka qenë më pak se i favorshëm.

Kritiku Steven J. Horowitz shkruan për Variety : ‘Albumi është i sheshtë, i mbuluar me kaskada klishesh lirike dhe idesh muzikore që rrallëherë ngrihen.

“Pak nga zgjuarsia që trimëroi disa nga hitet e saj më të mëdha shfaqet në album, një rrëshqitje zhgënjyese larg trurit që ajo dikur nxirrte duke mos u munduar fare”.

Horowitz shton se disa nga këngët tingëllojnë ‘mekanike’ dhe se kënga “Crush” tingëllon si një pjesë e parëndësishme nga Vengaboys.

Ai shton: “Ashtu si me albumet e saj të fundit, lirizmi në ‘143’ është i mbushur me klishe, sikur të ishte krijuar përmes Inteligjencës Artificiale”.

Ndërkohë, The Guardian i dha dy nga pesë yje duke thënë se albumi “nuk është fatkeqësia që pritet – por as nuk është i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat