Ish “Miss Kosova” Tuti Sejdiu thotë se nuk ka qenë kurrë e dashuruar

Mediale Vip

Ish “Miss Kosova” Tuti Sejdiu thotë se nuk ka qenë kurrë e dashuruar

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 06:36
Tuti Sejdiu

Pas rrëmbimit të çmimit në vitin 2021 si më e bukura e Kosovës, në emisionin The Elite way Tuti Sendou theu heshtjen e rreth statusit të saj.

22 vjeçarja nga Gjilani e cila e pranishme me të ftuarit e tjerë në panel, u përgjigj rreth jetës së saj private, ku e njejta deklarohet single dhe se asnjëherë nuk ka qenë në një lidhje dashurie.

Mediat rozë kanë shkruar herë pas here për romancat e saj, por ajo një herë e përgjithmonë demanton ato duke treguar se jeta e saj është e fokusuar në karrierë dhe nuk ka aspak të bëjë me dashurinë në këtë fazë.

Ndër pyetjet e tjera gjatë emisionit, Tuti Sejdiu rrëfen edhe informacione të tjera rreth historisë së saj, e madje edhe përgjigjet edhe për mashkullin më tërheqës të estradës, që sipas saj është Alban Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat