Don Xhoni ka bërë një intervenim mjekësor, publikon foto nga spitali

Mediale Vip

Don Xhoni ka bërë një intervenim mjekësor, publikon foto nga spitali

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 09:02
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka bërë një intervenim mjekësor.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku edhe publikoi një fotografi nga spitali.

“Faleminderit Zotit edhe dokit Qerim me ekipën që ky intervenim u kry me sukses”, shkroi Don Xhoni në ‘InstaStory’.

Image
Postimi i Don Xhonit

Sidoqoftë, reperi nuk e bëri të ditur se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë, dhe detaje të tjera nuk janë bërë të qarta lidhur me këtë.

Njoftimi ishte edhe i papritur nga ana e tij duke qenë se nuk dihet paraprakisht nëse reperi ballafaqohej me probleme shëndetësore.

Ai është një personazh tejet i ndjekur në rrjetet sociale dhe një emër shumë i përfolur nga mediet e shtypit rozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat