Sezoni i ri televiziv erdhi dhe Big Brother Vip nuk duket gjëkundi.
Ndonëse u tha se ky sezon do të vijë më herët se vitet e kaluara, duket se organizatorët kanë marrë kohën e tyre për të sjellë një edicion ashtu si duhet. Sipas Vip Magazine, BBV nuk është gati për të nisur në muajin Tetor ashtu sikurse ishte përfolur më herët në media.
Dy ditë më parë Top Channel ka publikuar edhe promon zyrtare të emisioneve të mbrëmjes dhe duket se do të jetë prime time e dominuar nga vajzat, përveç Salsano Rrapit që do të vijë bashkë me Kiarën dhe Nevinën dhe Portokalli, dhe Elvis Naçit në “Shqiptarët për shqiptarët”, sipas shumë gjasave bashkë me Marina Vjollcën.
Duket se për edicionin e ri të Big Brother Vip do të na duhet të presim fundin e vitit, derisa programet e reja në Top Media të mbyllin sezonin e vjeshtës në transmetim.
Nuk e luan Topi që edhe këtë sezon do ta prezantojë Ledion Liço, i cili i gjendur mjaft mirë me këtë pozicion ka nisur që tani përgatitjet dhe herë pas here ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale. Fillimisht u tha se ky do të ishte një edicion vipash që do të bënte bashkë konkurrentë të spikatur nga edicionet e shkuara, por duket se e gjitha ka qenë në kuadrin e një thashethemi.
Në media janë përfolur disa personazhe të njohura, potencialë për t’u bërë konkurrentë në BBV këtë vit, megjithatë asgjë nuk është ende zyrtare. Do na duhet të presim javët në vijim për të zbuluar një nga një emrat që do të vijnë për të garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pse jo edhe për një trampolinë në karrierën e tyre artistike apo televizive.