Këngëtarja Adelina Tahiri në një intervistë në ‘ATV’ ka treguar gjerë e gjatë për jetën dhe karrierën e saj.
Adelina dhe bashkëshorti i saj kanë në jetë një djalë të quajtur Joni.
Një moment që nuk e ka përjetuar mirë këngëtarja ishte edhe ai, pasi djali saj ndaloi së foluri shqip, pasi dhe bashkëshorti nuk është me origjinë shqiptare.
“Joni shkon në një shkollë Amerikane, gjuha familjare është gjuha e partnerit, sepse ai nuk e din gjuhën shqipe, dhe Joni fliste shqip që nga 2 vjet, por kur shkoi në kopsht i erdhën shumë gjuhë dhe ndaloi gjuhën shqipe, por jam e lumtur sepse ai kupton kur i flas në shqip”, ishte shprehur këngëtarja.