Ylli botëror, Jennifer Lopez, kishte rrëfyer plotësisht për ndarjen e saj me Ben Affleck në vitin 2004.
Në shfaqjen Zane Loëe, tregoi sesi kjo ndarje e kishte afektuar atë në zhvillimin e karrierës.
“Ishte shumë e dhimbshme pasi u ndamë”, tha ajo.
”Sapo e anuluam atë dasmë 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime dhe sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja”, shprehej Lopez ndër tjera.
”Unë nuk kam bërë muzikë në atë mënyrë si në vitin 2002 deri më tani…Më vendosi në një spirale për 18 vitet e ardhshme, ku unë thjesht nuk mund ta merrja veten si duhet”.
”Por tani 20 vjet më vonë, ajo ka një fund të lumtur. Ai ka fundin më të madh që nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood”.