Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi do të bëjnë një dasmë të dytë në Itali.
Dyshja, që u martuan në një ceremoni top sekrete në maj, gjenden aktualisht në Firence përpara dasmës së tyre të dytë këtë fundjavë dhe ata nisën festimet në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të nisen për në Itali.
“Millie dhe Jake nisën festimet e tyre të dasmës me stil”, tha një burim për The Sun.
Çifti kanë planifikuar një ceremoni spektakolare dhe madje kanë ftuar një këngëtare të njohur për after-party.
“Millie dhe Jake kanë ftuar një këngëtare të madhe britanike për të performuar në dasmë”, thuhej mes tjerash nga ky burim.
“Ajo ishte një nga emrat më të mëdhenj të muzikës këtë vit, kështu që ata janë të kënaqur që ajo po po udhëton posaçërisht për ta”.