Shumë pak i kushtohet ofrimit të të dhënave për jetën e tij, por zbulohet se ai ka mbërritur me helikopter në shtëpinë e Javier Olivan, drejtor i operacioneve të Meta, një prej njerëzve më të afërt të Mark Zuckerberg.
Tom Cruise, një nga aktorët më të spikatur në Hollywood, ka befasuar të gjithë me një vizitë në Spanjë, duke mos qenë në një zonë turistike apo në një qytet të madh. Ai ka zgjedhur një fshat të vogël dhe të largët në Pirenejtë e Aragonës.
Cruise, sipas El Periódico de Aragon, po kalon disa ditë në një fshat me vetëm rreth 14 banorë, i vendosur në rajonin e Sabinanigo, në provincën Huesca.
Aktori është karakterizuar gjithmonë si shumë privat në jetën e tij, por disa detaje në vizitën e tij në Aragon i kanë shpëtuar, pasi mbërriti me helikopter, së bashku me motrën dhe bashkëshortin e saj.
Veç kësaj, aty ku zbarkoi është një pronë private që ka edhe heliportin e saj, i cili i përket Javier Oliván, drejtorit të operacioneve të Meta, një prej njerëzve më të afërt me themeluesin e Facebook. Marrëdhënia personale mes Cruise dhe Oliván duket se ka qenë arsyeja e qëndrimit të aktorit në këtë vend shumë të rezervuar.
Tom Cruise ka vizituar së fundmi Spanjën në fillim të verës, kur kaloi disa ditë në Mallorca, ku u pa me regjisorin meksikan Alejandro González. Para kësaj, ai ishte edhe në një vizitë tjetër ku u pa me regjisorin dhe koordinatorin e skenave të aksionit, Wade Eastwood.