Angelina Jolie ndan detajin e veçantë me ndjekësit/ Aktorja tregon se ka tatuazh të ngjashëm me vajzën e saj: Do të thotë shumë për ne, na kujton…

Mediale Vip

Angelina Jolie ndan detajin e veçantë me ndjekësit/ Aktorja tregon se ka tatuazh të ngjashëm me vajzën e saj: Do të thotë shumë për ne, na kujton…

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 23:04
Angelina, Vivien

Angelina Jolie, së fundmi është shprehur se ajo dhe vajza e saj, Vivien, kanë bërë tatuazhe të ngjashme për të kujtuar kohën që kanë kaluar duke punuar së bashku.

Aktorja 49-vjeçare zbuloi në një intervistë të re me “CR Fashion Book” se ajo dhe vajza e saj 16-vjeçare kishin bërë tatuazhe të ngjashme gjatë kohës që punonin në muzikalin e Broadway, “The Outsiders.”

” Unë bëra ‘Stay Gold’ me vajzën time Viv gjatë kohës që ishim në ‘Outsiders’,” tha Jolie.

Fraza i referohet titullit të një prej këngëve origjinale të përfshira në projekt, në të cilën Jolie ishte një nga producentët dhe Vivienne ishte asistente.

” Kjo do të thotë shumë për ne, individualisht dhe së bashku ,” vuri në dukje ajo për tatuazhin, të cilin e zbuloi për herë të parë në prill në premierën e shfaqjes në Broadëay.Tatuazhi është një ndër shumë të tjera në kyçin e dorës së aktores. Ndërsa përsa i përket vajzës së saj ajo nuk dha detaje se në çfarë pjese të trupit e kishte bërë.

Ndërkohë, Jolie foli edhe për CR Fashion Book për një tjetër tatuazh të përbashkët që ajo dhe fëmijët e saj kanë.

“Është edhe një tatuazh që e ndaj me disa nga fëmijët e mi, që është personal për ne”, tha ajo, pa dhënë përsëri detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat