Ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Michele i ka kushtuar një dedikim vetes në 28-vjetorin e saj të lindjes, ku reflektoi për sfidat që u përball gjatë këtij viti. Blogerja e njohur, e cila iu nënshtrua një operacioni në kokë, por që nuk zbuloi detaje mbi shkakun e ndërhyrjes kirurgjikale, u shpreh se “këtë vit kam vuajtur shumë”.
Ajo u shpreh se ka qenë një makth për të, duke theksuar se është lutur çdo natë.
Megjithatë, pavarësisht sfidave që kaloi, Dea Michelle shprehet se është optimiste dhe e lumtur, teksa u shpreh me batutë që “jam e lumtur qe shpirtin e sensin e humorit e kam akoma”.
“Sot festojme diten qe une rashe nga qielli organizuam nje photoshoot qe te shkruaja kete caption… Kete vit kam vuajtur, nuk gjej dot nje menyre te kendshme ose poetike per ta thene, ka qene nje makth. Jam lutur shume, cdo nate. Tani jam thjesht e lumtur dhe kaq. Ska asgje poetike ne gjithe kete, prandaj dhe fjalet jane te vogla. Jam e lumtur qe shpirtin dhe sensin e humorit e kam akoma. I love that. Mbase eshte gjeja qe vleresoj me shume te vetja. Jam optimiste, jam mirenjohese qe kam mundesine te festoj! Gëzuar ditelindjen per mua! Love u truly little me!”, shkroi Dea Michelle.
Disa muaj më parë ish-banorja e BBV,iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja, duke treguar se është përballur me një nga frikërat e saj më të mëdha, duke mos zbuluar shkakun e operacionit.
Më vonë Dea tregoi se ndërhyrjen kirurgjikale bëri në kokë, ndërsa tha se kishte dalë nga spitali dhe ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.
“Ja sa është enjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.”– ka shkruar Dea duke treguar njërën anë të fytyrës paksa të fryrë.
Pas operacionit i cili zgjati 4 orë, influencerja dha një mesazh për të gjithë duke thënë se tashmë pas kësaj sfide ka mësuar të vlerësojë gjërat e vogla që shpesh herë njerëzit nuk i marrin të mirëqena.
“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha,”. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një nderhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.
Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.
Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.
Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtese për të mos i lëne pas dore kontrrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimiste dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve,” shkroi Dea.