Ilnisën dhe Julian, në fillim i bashkonte një “luftë” e hapur me Eglën, por duket se jashtë shtëpisë se ‘BBV’, gjërat ndryshuan.
Jashtë shtëpisë së “Big Brother”, Julia dhe Ilnisa nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Julia është pyetur edhe për këtë, por nuk ia ka gjetur arsyen e vërtetë. Kur u pyet pak kohë më parë për raportin me Ilnisën, ajo tha: “Ilnisa, kush? E dashura e Meritonit?” Kjo ironi nuk ishte e pritshme nga aktorja, madje pati zëra që ajo dhe Ilnisa do të kishin një projekt bashkë.
Pasditen e djeshme, në “S’e luan Topi”, Julia nuk i shpëtoi përsëri pyetjes për Ilnisën. Madje, pyetjes se si i ka raportet me të, ajo i përgjigjet me pyetje: “Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin? – i drejtohet ajo moderatores dhe pastaj shton: “Nuk kam asgjë me Ilnisën. Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”
Ndërkohë, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma po e anashkalonte: “Është e pabesë” – tha ajo, po këtë iu desh edhe të shpjegohej për këtë deklaratë:
“(Ilnisa) është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam”.
Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.