Modelja e njohur Gresë Hoti, gjysmëfinalistja e Big Brother VIP Kosova 1 ka pasur së fundmi një paraqitje interesante televizive.
Ajo është shfaqur në spektaklin ‘Tu si que vales’ në Itali që transmetohet në Canale 5.
Gresa në paraqitjen e shkurtër është prezantuar si partnere shqiptare teksa edhe ka folur pak shqip.
Hoti ka qenë përballë ikonave të ekranit italian si Maria De Filippi dhe Sabrina Ferilli duke ofruar një moment simpatik televiziv.
Një sekuencë nga ai mund ta ndiqni në video.