Një situatë disi e sikletshme ka ndodhur gjatë episodit të sotëm në rubrikën “Pa Filtra”, pjesë e “E Diell” me opionisten Françeska Murati.
Një i ri i cili vjen në program si artist por dhe duke shprehur dëshirën për të takuar Roza Latin, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme. Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, iu dhurua një karikaturë në formën e një shtrigë, pasi siç është shprehur ai e ka parë të tillë.
Kjo gjë ka ndezur debate në studio dhe në mënyrë të menjëhershme Françeska ka lënë studion.
“Ti më sheh mua si shtrigë?! Çfarë të kam bërë unë ty? Çfarë kam bërë unë që të dukem ty si shtrigë, mund të ma sqarosh pak?”, u shpreh Françeska dhe më pas doli nga studioja.