Bella Hadid bën një shfaqje elegante, përpara Javës së Modës në Paris

Mediale Vip

Bella Hadid bën një shfaqje elegante, përpara Javës së Modës në Paris

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 08:31
Bella Hadid

Bella Hadid shfaqi një figurë elegante në një pallto ngjyrë kafe, para Javës së Modës në Paris.

Modelja, 27 vjeçe, dukej e shkëlqyeshme, teksa modeloi një pallto të gjatë mbi një bluzë të thjeshtë të zezë dhe dollakë të zinj të dielën.

Bukuroshja brune i shtoi një palë çizme në pamjen e saj dhe mbante një çantë të madhe të zezë, teksa po shkonte në Valentino, shkruan DailyMail.

Image
Bella Hadid

Ylli i vendosi flokët përsëri në një topuz të lëmuar dhe shtoi një palë syze të errëta teksa mbante një kafe të ftohtë, ndërsa fliste me një mikeshë.

Modelja zbarkoi në Paris përpara fillimit të Javës së Modës dhe më vonë gjatë ditës u pa me flokët ulur duke buzëqeshur teksa ishte e pajisur përpara paraqitjes së saj në pistë. 

Image
Bella Hadid
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat