Pas koncertit në Brazil, Katy Perry shfaqet se*y në ballkonin e hotelit me rroba banje

Mediale Vip

Pas koncertit në Brazil, Katy Perry shfaqet se*y në ballkonin e hotelit me rroba banje

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 23:19
Katy Perry

Pak ditë pas publikimit të albumit të saj të ri, “143”, Katy Perry ishte në Brazil për një koncert të madh, në kuadër të festivalit të famshëm muzikor “Rock in Rio”.

Pas performancës së saj live, të shtunën e 21 shtatorit këngëtarja ka postuar një video në rrjetet sociale nga ballkoni i dhomës e saj të hotelit ku po qëndronte. Në video, Perry ka veshur rroba banje me ngjyrat e flamurit Brazilian, ndërkohë që u hedh lule rozë fansave të saj për t’i mbledhur poshtë.

Ylli i popit falenderoi fansat e saj, duke thënë: “Miqtë e mi i erdhi fundi edhe qëndrimit në Brazil.

Unë ju dua shumë. Unë do të jem gjithmonë aty për ju herë pas here, ashtu siç keni qenë ju aty për mua. Ju kënduat aq fort në koncertin e djeshëm, sa nuk kam dëgjuar ndonjëherë dikë të këndojë këngët e mi ashtu. Ju dua shumë, faleminderit për gjithçka, dhe Australia është radha jote”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat