Imane Khelif pozon për foto me Kendall Jenner gjatë Javës së Modës në Milano, pamjet po bëjnë xhiron

Mediale Vip

Imane Khelif pozon për foto me Kendall Jenner gjatë Javës së Modës në Milano, pamjet po bëjnë xhiron

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:24
Kendall Jenner

Ndërkohë që Java e Modës në Milano tërheq gjithmonë personazhe të famshëm nga sfera të ndryshme, kampionia olimpike Imane Khelif tërhoqi vëmendjen në rreshtin e parë të sfilatës së modës Bottega Veneta.

Khelif iu bashkua Kendall Jenner, Jacob Elordi, Yara Shahida, Julianne Moore dhe Michelle Yeoh (ndër të tjera) në koleksionin Pranverë 2025 të Drejtorit Kreativ të Bottega, Matthieu Blazy.

Për paraqitjen e saj të parë në botën e modës së lartë, fituesja e medaljes së artë kishte veshur look-un 50 nga koleksioni Vjeshtë 2024 i Bottega-s.

Khelif gjithashtu pozoi për foto edhe me super-modelen e njohur, Kendall Jenner, sipas pamjeve që kanë bërë xhiron në internet.

Kujtojmë se boksieria 25-vjeçare ishte në fokus të publikut botëror gjatë Lojërave Olimpike në Paris në vitin 2024 kur italiania Angela Carini nuk pranoi t’i shtrëngonte dorën pas ndeshjes, të cilën Carini e konsideroi një luftë të padrejtë.

Carini më vonë kërkoi falje dhe pranoi të drejtën e Khelifas për të konkurruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat