Mosha veç numër, çifti i njohur shkëmbyen dashuri në festivalin e filmit

Mediale Vip

Mosha veç numër, çifti i njohur shkëmbyen dashuri në festivalin e filmit

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 11:02
Monica Bellucci

Monica Bellucci, një nga femrat më të bukura në botë, u shfaq në Festivalin e Filmit në San Sebastian në Spanjë me të dashurin e saj të ri, regjisorin e njohur Tim Burton.

Aktorja 59-vjeçare italiane dhe regjisori 66-vjeçar kanë shkëmbyer dashuri dhe janë kapur për dore përpara fotografëve dhe turmës, e në një moment ajo e puthi në faqe.

Aktorja u shfaq me komplete të zeza. Burton përputhej me stilin e saj të modës dhe zgjodhi një kostum të zi, me një kapele të zezë dhe syze dielli në kokë. 

Image
Monica Bellucci

“Unë e dua Timin” 

Kujtojmë, çifti u njohën 16 vite më parë dhe zyrtarisht e konfirmuan lidhjen në tetor të vitit të kaluar, kur u shfaqën të kapur për dore në Festivalin e Filmit në Romë.   

“Së pari më vjen mirë që takova këtë njeri, është nga ato takimet që ndodhin rrallë në jetë… e njoh si burrë, e dua. Aventura fillon. Unë e dua Tim-in dhe kam shumë respekt për Tim Burton”, tha ajo në një intervistë me Elle France. 

Ndërkohë, Monica, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të 60-të më 30 shtator, luan në vazhdimin e ri të Burton, Bubimir, së bashku me Jenna Ortega, Michael Keaton dhe Winona Ryder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat