Ditën e djeshme, avokatja e Arbenitës, Blinera Osmani, deklaroi se nuk është e vërtetë që klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës. Osmani tha se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit dhe ende s’ka vendim të prerë.
“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time, sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani.
“Ne brenda afatit ligjor e kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë.”
Mirëpo, pak minuta më parë, Fero ka publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës, ku thuhet:
“Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundërshtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi.”
Me pak fjalë, për 12 muajt e ardhshëm, Fero e ka fituar kujdestarinë e së bijës.