Artistja e njohur, Doja Cat, ka mohuar se është fejuar me yllin e njohur, Joseph Quinn.
28 vjeçja ka nxitur spekulimet rreth fejesës pasi ishte shfaqur duke mbajtur një unazë të madhe, ndërkohë që po performonte ne festivalin “IHeartRadio” në Las Vegas.
Sidoqoftë, Doja i hodhi poshtë thashethemet se është fejuar me një postim në rrjetin social X.
“Nuk jam fejuar është thjeshtë një unazë e disenjatorit të stolive David Yurman pa gurë të çmuar”, ka shkruar Doja në postimin tashmë të fshirë.
Çifti së fundmi janë parë bashkë në Londër të Britanisë.