Elhaida Dani dhe partneri i saj, balerini i njohur Ledion Agalliaj, kanë postuar së fundi të njëjtën foto në llogaritë e tyre sociale, por nuk kanë mundur ta përballojnë lumin e komenteve që është shoqëruar me të njëjtën pyetje.
Aq sa të lumtur dhe të dashuruar duken si çift, aq është edhe dyshues ky fustan i Elhaidës. Këngëtarja është në pritje të ëmbël?
Pyetja që i kanë bërë të gjithë fansat këngëtares dhe balerinit, në fakt nuk merr përgjigje.

Megjithatë, në një intervistë të pak muajve më parë për “Pushime on Top”, Elhaida është shprehur se kur të vinte ky moment, do të ishte i mirëpritur.