Gazetari Labinot Nimani sot në emisionin “Kosova Today” ka folur në lidhje me dasmën e këngëtares së njohur, Shkenda Dubova, ku i pranishëm ishte edhe ai.
Nimani dha një detaj, në lidhje me qaforen që mbante Shkenda në qafë, duke thënë se tejkalonte shifrën prej 50 mijë euro.
“Kur isha tek dhoma e Shkendës, ku po qëndronte para se të hynte në ceremoni, e pyeta rreth rregullimit të saj dhe më dha një detaje për një qafore që e kishte pasur, sepse nuk kishte aksesorë të tjerë”.
“Me kaq aq sa hulumtova, qaforja që ajo po e mbante mbrëmë, e tejkalonte shifrën prej 50 mijë euro”, është shprehur Nimani, duke thënë se nuk e ka zbuluar se kush ia ka dhuruar atë”, është shprehur Nimani.