Emisioni “Glamour” nën modelimin e Ester Bylyku u rikthye këtë të premte në ekranin e “Ora News”, duke vijuar traditën me të ftuar specialë të botës së “shoë biz”-it shqiptar.
Personazhi i çeljes së këtij sezoni të ri ishte Endi, i njohur ndryshe si Buçi, i cili u bë i njohur me konkurrimin e tij në programin e dashurisë “Për’puthen”.
Në rrëfimin e tij krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë Buçi zbuloi të vërtetën e tij mbi moderatoren e këtij programi Megi Pojani.
“Nga të gjitha femrat e ekranit është më materialistja. Megi Pojani të dua fort”, u shpreh Buçi.