Ledri Vula i dashuruar me ish-mikeshën e saj, Sara Hoxha jetë të re në Tiranë mes televizionit dhe biznesit

Mediale Vip

Ledri Vula i dashuruar me ish-mikeshën e saj, Sara Hoxha jetë të re në Tiranë mes televizionit dhe biznesit

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 11:35
Sara Hoxha, Ledri dhe Rina Zaiti

Blogerja Sara Hoxha, duket se ka marrë vendimin e rëndësishëm për t’u shpërngulur në Tiranë pasi ndarjes nga Ledri Vula, i cili nisi një romancë me ishshoqen e saj, Rina Zaiti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara Hoxha, e cila ka zbuluar se ka blerë një apartament në kryeqytet, është në proçes e sipër duke u rregulluar. Blogerja, e cila është përfshirë së fundmi edhe në botën e aktrimit, ka publikuar pamjet nga banesa e saj, së bashku me vajzën, Poi.

“Poi dhe unë shkuam të shohim shtëpinë tonë të re,” shkroi ajo krahas imazheve. Mesa duket pas ndarjes nga reperi, Sara është larguar përfundimisht nga Prishtina dhe zgjedhur të jetojë në Tiranë, bashkë me vajzën e saj.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re dashurie. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund publikohen edhe imazhet e para çiftit. Ledri është kapur mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti.

Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore. Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci.

Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar. Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”.

Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP.

Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin. Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.

Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat