Në episodin e kaluar të “Për’puthen” ndodhi një e papritur, ku njëri nga djemtë refuzoi që të njihej me konkurrenten, Xhiliola Lamaj. Ardi u shpreh se e ‘acaronti zëri i saj dhe i krijonte ankth’.
Kur moderatorja e njohur, Megi Pojani, e pyeti nëse ishte i sigurt që nuk dëshironte t’a njihte më shumë gazetaren, ai tha ‘po’. E për këtë arsye Ardi do të ndëshkohej. Puntatën e djeshme, Megi i zbuloi konkurrentit dënimin që do merrte.
“Ardi dhe Xhiliola, ju të dy do të qëndroni të lidhur me pranga deri në një afat të pacaktuar. Do përpiqeni që t’a bëni këtë marrëdhënie të funksionojë”, u tha Pojani dy konkurrentëve.
Por ky denim nuk zgjati shumë, pasi pas pak minutash ata i liruan. Xhiliola me t’u liruar, do të bënte një takim me Blendonin.