Egla Ceno ka vendosur që të rikthehet në sytë e publikut, por këtë radhë jo si protagoniste në një reality show, por si moderatore. Roli i saj i ri në formatin talk show “Goca dhe Gra” në Top Channel që nis javën tjetër do të risjellë fituesen e “Big Brother Vip Albania 3” sërish në ekran.
Ka qenë vetë aktorja që ka postuar njoftimin zyrtar të televizionit që zbulon kësisoj edhe kastën e pesë prezantueseve që do të moderojnë këtë format.
Dy vijnë nga reality show “BBVA 3”, më saktë Heidi Baci dhe Egla Ceno, ndërsa aktorja Rudina Dembacaj rikthehet në ekran pas një shkëputjeje nga formati i humorit “Klanifornia”.
Dy moderatoret e tjera janë pjesë e shoqërisë civile dhe kanë një kontribut të gjatë në të, një prej tyre pedagogia Jorida Rustemi, që përtej rolit në auditorë me studentët dhe daljet në disa intervista si psikologe vjen edhe si prezantuese dhe Xhilda Luzi, një aktiviste dhe avokate për të drejtat e njeriut.
Sa i takon Eglës, ky do të jetë angazhimi i saj mirëfilli publik në ekran që pasi u shpall fituese e edicionit të tretë të “BBVA 3”, me zhvillimeve dhe ngjarje që u komentuan jo pak, ndërsa në një dalje të fundit për mediat ajo ka folur për projektet e afërta si aktore në teatër apo film.
“Kemi projekte të reja. Teatri është në planet e mia afatshkurtra. Pastaj kemi shpërndarje me përqendrim, me qitje të afërt dhe të largët nëpër kinematografi dhe projekte,” u shpreh ajo në korrik gjatë një interviste për Argjira Spancën në emisionin “She’s On Top”.