Cardi B dukej e pabesueshmem teksa po shkonte në sfilatën e Javës së Modës në “Rabanne” në Paris me një fustan ngjyrë ari.
Reperja 31-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të tretë, vajzën, vetëm 18 ditë më parë, por tashmë ka bërë një sërë paraqitjesh publike.
Pasi arriti në rreshtin e parë të “Balmain”, Cardi u nis për të parë “Rabanne” të shfaqte koleksionin e tyre të veshjeve të grave Pranverë/Verë 2025, shkruan DailyMail.
Ishte një ditë plot ngjarje për Cardi, pasi bashkëshorti i saj Offset bëri një pretendim se ajo kishte bërë seks me një burrë tjetër gjatë shtatzënisë. Por Cardi e braktisi dramën, teksa po shkonte drejt shfaqjes.