Miss Univers: Më kanë bullizuar shumë sepse i kam pasë vetullat e bashkuara

Mediale Vip

Miss Univers: Më kanë bullizuar shumë sepse i kam pasë vetullat e bashkuara

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 21:41
Françeska Rustem

Miss Univers Albania, Françeska Rustem ndau me pulikun shumë prej emocioneve që i kanë falur pasarelat, garat e bukurisë, por njëkohësisht rrëfeu edhe për momentet e vështira me të cilat është përballur për shkak të bullizmit.

Ende kur ishte e vogël, ajo tregon që i ka pasur vetullat të bashkuara dhe për këtë të gjithë e tallnin: “Isha akoma në 9-vjeçare, vetullat i kam pasur të bashkuara, gjithmonë më kanë tallur për vetullat, për mënyrën si vishesha” – tregon ajo duke shtuar se, pavarësisht të gjithave, familjen e ka pasur gjithmonë mbështetje.

E pyetur nëse kushton sot të jesh e bukur, ajo thotë se më shumë kushton të jesh grua: 

“Mendoj se kushton të jesh grua. Nëse je e bukur, nëse kërkon diçka nga vetja, nga synimet që i vendos vetes, kjo kushton më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat