Jacob Elordi po kalon disa kohë në Evropë me të dashurën Olivia Jade Giannulli dhe prindërit e saj.
Të shtunën, më 28 shtator, ylli i Euphoria, dhe influencerja u panë duke pushuar në Sardenjë, Itali, me prindërit e Olivias, Lori Loughlin dhe Mossimo Giannulli.
Olivia, e veshur me bikini ngjyrë vjollce, mund të shihej duke u zhytur në det përkrah Elordit, i cili kishte veshur pantallona noti blu të errët.
Pas ca kohësh në ujë, ata rrëmbyen peshqirët nga një jaht aty pranë, ku Loughlin, 60 vjeç dhe Mossimo, 61 vjeç, ishin duke u relaksuar më pasë, duket se edhe çifti i ri dolën për të marrë rreze dielli.
Dyshja – të cilët thuhet se kanë pasur një lidhje të përsëritur gjatë viteve – u lidhën për herë të parë në fund të vitit 2021 kur u panë duke marrë kafe së bashku në Los Angeles, një muaj pasi Elordi u nda nga modelja Kaia Gerber.
Një burim i brendshëm i tha People në atë kohë se Olivia dhe Elordi patën “takim të rastësishëm”, ndërsa një burim tjetër e mohoi atë. Të dy thuhet se u ndanë në gusht të vitit 2022 sepse asnjëri nuk ishte i interesuar të ndiqte ndonjë gjë serioze.
People e konfirmoi se dyshja u rikthyen zyrtarisht së bashku në korrik 2023, me një burim që tha: “Ata janë 100 për qind janë duke ecur fortë, gjëja po bëhet serioze”, shkruan People.