Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, po rikthehet së shpejti me program të ri.
Ajo do të jetë sërish më pranë fansave, ndonëse bëri një pauzë për shkak të shtatzënisë.
E ftuar së fundmi në “Pardon My French”, prezantuesja ka folur edhe për periudhën në Big Brother VIP Albania 2.
E njëjta theksoi se ka qenë e vështirë për të pasi u përball me gjëra të ndryshme, përfshirë këtu edhe lidhjen me Luiz Ejllin.
Megjithatë, ajo i tejkaloi të gjitha dhe tani është e martuar me artistin shkodran e kanë bashkë një vajzë.
Sidoqoftë, bukuroshja nga Lushnja theksoi se do e përjetonte sërish si eksperiencë.
“I uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha.