Plas sherri gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit.
Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka.
Murati: E ngatërron veten me Ronaldon. Ti kur flet, flet sikur je duke prezantuar
Doçi: E kam profesion o shpirt.
Murati: Më bëhet shumë qejfi, por këtu jemi në juri.
Doçi: Boll! Boll më! Më lër rahat.
Doçi: Jam në kokërr të qejfit, po na lodhët!
Murati: Pusho pusho se po na dhembin veshët.
Doçi: Nxjerr mjalt nga goja…
Hysenaj: Ron o vendos rregull, o…
Doçi: Po për kokën time Ronaldo. Përtej shakave më thotë ‘pse i bën gocës atë koment?’ po prit o gocë, të mos hajë kjo (goja) para kësaj (mendjes).
Murati: O Erjola po do i bëjmë replika njëra tjetrës.
Doçi: Mos më ndërhy pa më dëgjuar deri në fund!
Murati: Komenti yt ishte pa lidhje dhe unë të ndërpreva.
Doçi: Zhzhzh bën si mizë, mushkonjë