“Isha komplet e thyer”- Miss Univers Albania rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj: Më kanë kërkuar falje!

Mediale Vip

“Isha komplet e thyer”- Miss Univers Albania rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj: Më kanë kërkuar falje!

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 22:57
Françeska

Miss Univers Albania 2024, Françeska Rustem, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Françeska rrëfeu se pasi mori vesh tradhtinë ishte ndjerë e thyer, por shtoi se kjo tashmë është pjesë e së shkuarës.

Missi ndër të tjera tha se nuk ka marrë hak për situatën që ndodhi, por theksoi se hakmarrja më e mirë është për tu bërë më e mira e vetës tënde.

“Isha komplet e thyer, është gjëja e parë që mund të ndjesh. Por mendoj se nuk ka nevojë për hakmarrje, nuk ka vend për ti bërë dikujt tjetër keq. Nëse dikush ka qenë i keq më ty, nuk ke pse të shkon në nivelin e tij. Thjesht mund të ecësh përpara, hakmarrja më e mirë është për tu bërë më e mira e vetës tënde”, tha ajo në ‘Se luan topi’.Madje misi tregoi se ish-partnerja dhe vajza më të cilinë ai e kishte tradhtuar i kanë kërkuar falje.

“Më ka ardhur më ka kërkuar dhe falje, kështu që goca, ata vijnë, kthehen. Të dy më kanë kërkuar falje. Por është pjesë e së kaluarës”, tha Françeska Rustem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat