Merr kthesë të re raporti i Ilirianës, Adrit e Shqipes!

Mediale Vip

Merr kthesë të re raporti i Ilirianës, Adrit e Shqipes!

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 07:22
Iliriana, Adri e Shqipja

Raporti i treshes së BBVK2, Iliriana, Adri e Shqipe u komentua jo pak pasi rrugëtimi 3 muaj e gjysmë mbaroi.

Periudha e afërsisë mes tyre u pasua me një ftohje në distancë që u lexua nga ndjekësit.

Munguan takimet e përbashkëta por edhe përkrahja për punët në karrierat respektive.

E duket se më në fund, shoqëria ka gjetur sërish ‘rrugën’.

Nuk mund të thuhet qartë nëse ftesa e dasmës është bërë shkas por Shqipja është parë me të dy së fundmi.

Ajo ka bërë edhe një TIkTok me këngën e re të çiftit që del së shpejti e që ende pa u publikuar është bërë virale në rrjet.

‘E ftuara speciale vjen pa ftesë’, është shprehur ajo me humor.

@shqipehysenaj16 @Adri & @Iliriana Kemi Dasëm 👰🏼‍♀️ #fyyyyyyyyyyyyyyyy #viraltiktok #viralvideos #fypシ゚ #🇦🇱🇽🇰 #eagles #🔥 #video #tiktoknews ♬ original sound - Iliriana

Zhvillimi është pritur mirë nga ndjekësit e kësaj trio shoqërore që i kanë pëlqyer e përkrahur sa ishin brenda shtëpisë më të famshme në sezonin e dytë që theu çdo rekord shikueshmërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat