Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias?

Mediale Vip

Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias?

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 09:26
Ilnisa Agolli

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Ilnisa Agolli ka komentuar deklaratat e dhëna nga Julia Ilirjani dhe vajza Renne.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “E diela jonë”, Ilnisa a u shpreh se nuk ka dijeni për rastin që i referohen nënë e bijë, të cilat e cilësuan si “të pabesa“.

Ilnisa Agolli: Nëse në jetën time është një gjë që e urrej është pabesia. Kush është vajza e Julia Ilirjanit? Nuk jam takuar kurrë me të. Mos ma ul nivelin e bisedës, të lutem…

Ka shumë dyshime për raportin tuaj?

Ilnisa Agolli: Mund të më pyesësh për të gjitha Juliat e asaj shtëpie. Por nuk ka ndodhur asgjë…jeta vazhdon!

A u mërzite ti se Ilnisa është e dashura e Meritonit?

Ilnisa Agolli: Të them të drejtën i kthehem asaj përgjigjes që të thashë më herët për llojin e sorollojin e teorive dashakeqe se unë nuk jam vetëm e dashura e Meritonit. Gjithsecili është i lirë që të të përkufizojë në bazë të mendimit që ka. Nuk besoj që i jap rëndësi Julias apo Juliave të tjera që na takon apo lëshon media. Secili ka mendimin e vetë. S’ka pasur kurrë pabesi. Unë e kam dëgjuar nga ti tani, e kam dëgjuar në rrethin tim të ngushtë një lajm të tillë. Siç e dëgjova, e harrova. Kemi një detyrim që të takohemi me patjetër. Takohem me Dean, Gabrielin, Gracianon. Unë fal shpirtin kur ti je ai që je, jo ai që hiqesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat