Bija e trajnerit të Al Ahly e pasionuar pas CR7, kundërshtarit të babait të saj

Mediale Vip

Bija e trajnerit të Al Ahly e pasionuar pas CR7, kundërshtarit të babait të saj

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Influencerja nga Egjipti, Alicia Iannacone, njëherit vajza e trajnerit të portierëve te skuadra Al Ahly, Michel Iannacone, e ka shfrytëzuar hapësirën pranë fushës në stadium, për ta bërë një video me Cristiano Ronaldon afër, gjatë ngrohjeve që ylli portugez po i bënte me skuadrën e tij, Al-Nassr.

Alicia njihet si një prej personazheve të rrjeteve sociale që paraqet para ndjekësve të saj kulturën dhe bukuritë e Egjiptit. Ajo fton njerëz nga e gjithë bota për ta vizituar vendin e saj dhe për ta eksploruar atë.

Ndonëse si tifoze është me ekipin ku bënë pjesë babai i saj, egjiptasja duket se e ka për zemër goxha edhe Cristiano Ronaldon, meqenëse në videot e postuara për të, shkruan se nuk po i besohet që e shikon aq afër.

Alicia Iannacone numëron mbi 1.1 milion ndjekës në Instagram, derisa është e pasionuar pas futbollit. Ajo ndjek nga afër ngjarje të mëdha ndërkombëtare të këtij sporti, derisa ka njoftuar shumë prej emrave eminentë futbollistik në mbarë globin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat