Luana Vjollca ka një mesazh lidhur me rikthimin në ekran

Mediale Vip

Luana Vjollca ka një mesazh lidhur me rikthimin në ekran

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 21:00
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka ngritur dyshime të shumta lidhur me rikthimin e saj në ekran. Pas një pauze, moderatorja e dashur për publikun është përfolur gjerësisht se do të rikthehet në "Klan TV".

Përmes një reagimi të fundit në rrjetet sociale, Luana konfirmoi se nuk është ende gati për rikthimin, duke i kërkuar ndjekësve të saj të kenë durim. “E di që kam munguar gjatë. Por thonë që njerëzit që të duan të presin deri kur të jesh gati. Ju dua dhe më mungoni,” shkroi ajo, duke mos dhënë asnjë detaj konkret për momentin.

Ky mesazh lë të kuptohet se Luana nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri televiziv, një lajm që do t’i zhgënjejë disi fansat që e prisnin të rikthehej në ekran këtë vit.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse dhe kur Luana do të vendosë të kthehet në televizion, por të gjithë po presin që ajo të rikthehet kur të jetë gati, dhe ta sjellë atë energji dhe karizëm të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat