Dyshja Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj janë ndarë përfundimisht disa javë më parë.
Ka qenë bukuroshja nga Prizreni që ka njoftuar ndarjen, madje ka hedhur akuza për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo në një anë ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.
Ish-futbollisti nga Vitia në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” nuk ka dashur të flasë fare për këtë çështje.
Ai shihet i nervozuar teksa pyetet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.
“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai.
Megjithatë, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherët për gjërat që ka kaluar në jetë