Artisti i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi, është rikthyer me intervistë pas një kohe të gjatë.
I ftuar në “Canape”, ylli i muzikës ka folur ndër të tjera për jetën private dhe për faktin që ai dhe e shoqja, Aida, kanë zgjedhur të mos bëhen prindër.
Fillimisht, këngëtari tha se nuk ka pasur instinktin e prindërit dhe më tej sqaroi zgjedhjen e tij.
“Nuk e kam pasur (instinktin) dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem, andaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që ne të kemi fëmijë”, u shpreh ai.
“Ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm, të cilin e kemi ndjerë dhe e kemi respektuar”.
Krijuesi i hitit “Shkel” ndër të tjera tha: “Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë. Kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt, të cilët kanë fëmijë të vegjël ose krijoj raporte të mira, por me veten nuk e kam ndjerë shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë (të mos kenë fëmijë). Mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te gratë se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo grua duhet të ketë instinkt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu. Unë të paktën e njoh veten, e kam ndjerë këtë. Nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë”.
I njëjti vlen të ceket se po rikthehet së shpejti me projekte të reja dhe me koncerte