Dita e djeshme ka sjellë një temë diskutimi, nga e cila preken shumë çifte në kohët e sotme.
Gjatë takimit të Ketrinës dhe Gentit, u dikutua rreth lidhjes së kaluar të konkurrentes, e cila ka pohuar se ka qenë toksike dhe se ka hapur dy adresa të ndryshme në "Snap" pasi nuk i pëlqente kontrolli.
Kjo fjali solli goxha kritika në studio, ku disa e pyetën gjithashtu në qoftë se ishte tradhtuar apo kishte tradhtuar.
Konkurrentja u shpreh se edhe pse mund të jetë në një lidhje, e konsideron veten 'single' deri sa të ketë unazë në gisht.
I vetmi që i doli në krah ishte Xhoni, i cili shprehu se Ketrina ka vepruar në këtë mënyrë pasi mashkulli që ka pasur në krahë nuk ka qenë i duhuri.
Ndërkohë disa të tjerë kërkuan që kjo temë mos normalizohet pasi ka akoma njerëz që e vuajnë çdo ditë.